Lajm i mirë për të gjithë Shqiptarët: Nga 1 Janari i 2021 rroga do rritet, Ja sa shkon

“Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e qeverisë, në kuadrin e ‘Pagës së Denjë’ për ‘Punë të Denjë’, duke pasur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që ‘përgjegjësia sociale’ e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809, datë 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %. Me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor”, tha ministrja.

Por, për shoqatat e biznesit nisma do të rrisë kostot për të vetëpunësuarit, biznesin e vogël dhe fasonët. Kjo do të reflektohet më së shumti në qytete të vogla, ku pagat janë kryesisht në pragun e minimales. Duke mos përballuar efektet nga kjo rritje, punëdhënësit do të jetë të detyruar të mos marrin punonjës të tjerë në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq të shkurtojnë vendet e punës.

Nga ana tjetër, sipas shoqatave të biznesit, duket sikur kjo rritje do të impaktojë qytetarët, në fakt është e kundërta.Edhe detyrimet për ta do të shtohen. Për ta bërë më të thjeshtë, aktualisht pagesa e kontributeve të detyrueshme shoqërore llogaritet 24.5 për qind, nga të cilat 15.0 për qind mbulohen nga punëdhënësi dhe 9.5 për qind nga punëmarrësi.