Lajm i mirë për të gjithë Shqiptarët: Nga 1 Janari i 2021 rroga do rritet, ja sa shkon (Foto)

Për pa.gën 26 mijë lekë, ky detyrim për punëmarrësit është 2 912 lekë, ndërsa për biznesin 4 342 lekë. Me rritjen e pagës minimale, detyrimi për qytetarët do të bëhet 3 360 lekë, pra, do të rritet me 448 lekë, ndërsa për biznesin do të bëhet 5 010 lekë, duke njohur një rritje me 668 lekë në muaj.

Vlen të theksohet se rritja e pagës minimale deri 30 mijë lekë do të vazhdojë të mbajë të paprekur këtë kategori nga tatimi mbi të ardhurat.Tatim mbi të ardhurat për rrogat deri në 30 mijë lekë është zero.

Shoqatat e biznesit kanë propozuar që përjashtimi nga tatimfitimi të bëhet për pagat deri në 50 mijë lekë. Kujtojmë që për pagat deri në 30 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është 0, për pagat nga 30 deri në kufirin e pagës maksimale tatimi është 13 për qind.

Ndërsa për pagat mbi 150 mijë lekë detyrimi është 23 për qind. Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës maksimale, e cila aktualisht është në vlerën e 114,670 lekëve,ditorja.