Lajm i mirë për mësimdhënësit në Kosovë, Sapo u morrë ky vendim!

Më 18 prill të vitit 2017, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës patën lidhur një kontratë, e cila parashihte ndarjen e shujtave në vlerë për 2 euro për ditë mësimi, për të gjithë mësimdhënësit.

Këto shujta, do të ndaheshin nga niveli komunal, por që e njëjta kontratë s’u zbatua nga këta të fundit. Kjo bëri që mësimdhënësit t’i drejtohen gjyk atave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin beniftet e tyre, por që ka vonesa, kjo për shkak të ngarkesave në gjy kata.

Ata janë organizuar në grupe në shkollat e tyre dhe e kanë ngritur çështjen në gjyka ta.Dhe tash varet nga lëndët që i kanë gjykatat, ka komunë që këtë të drejtë e kanë fituar dhe pastaj niveli komunal ua ka ndarë mjetet. Ka komunë që ende kjo komunë është në zhvillim e sipër në gjykata dhe përfundimisht të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin këto.