Lajm i mire: Ligji i ri ne Itali, Ja si mund të bëheni me pasaportë italiane…

Afati kohor për përfundimin e procedurave për njohjen e nënshtetësisë italiane për motive martese apo natyralizimi (rezidencë të paktën 10 vjet) vendoset të reduktohet në 24 muaj, me maksimumin e kohëzgjatjes deri 36 muaj, duke eliminuar kështu vendimin e mëparshëm të ligjit të Salvinit i cili përcaktonte një afat kohor të paktën 4 vite.

Drafti i ri ligjor vendos të rritet në 2 vite afati i lejes së qëndrimit për mbrojtjes speciale për të gjithë ata emigrantë që i është refuzuar kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, por që kanë motive rre ziku persekutimi e t0rture në vendin e tyre.

Një tjetër risi është pezullimi i limiteve të kuotave vjetore për punësime sezonale për emigrantë që vijë nga vendet ekstra europiane. Deri më sot këto kuota kishin afat kohor deri më 30 nëntor të cdo viti. Normat e reja përcaktojnë se një dekret special Kryeministri mundë të vendos shtimin e tyre e si dhe afatin e ri kohor të aplikimeve.

Rregullat e reja kanë vendosur që nuk mund të aplikohet vendimi i ndalimit të lundrimit për anijet që po kryejnë operacione shpëtimi humanitare, por kanë detyrimin të informojnë autoritetet italiane e flamurin e vendit me të cilin po lundrojnë,ditorja.