Lajm i Madh për Kosovën, Sapo u morr ky vendim, Urime qytetarë!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkuar sot në Podujevë për të shpalosur planin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë.

Zemaj bashkë me kabinetin e tij u prit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari dhe ish-kryetari Agim Veliu.

Gjatë takimit u përmend që ndërtimi i këtij spitali ka qenë nismë e kamotshme.Rudari mes tjerash u shprehë falënderues ndaj punës së ish-kryetarit Veliu.“Jam falënderues ndaj punës së palodhshme të Veliut për të filluar punimet për Spit alin e Përgjithshëm”.

Rudari i pyetur nga Klan Kosova mohoi se ndërtimi i këtij spitali po bëhet për fushatë politike.“Ndërtimi i këtij spitali nuk po bëhet për fushatë politike pasi moti ka qenë në plan që të ndërtohet, por tani i ka ardhur momenti”.