Lajm i keq nga Gjermania, Po vjen fundi i epokës së Angela Merkel, Ja detajet

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Merkel ka premtuar se nuk do të të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet.

Në Europë ekziston frika se dobësimi i fuqisë së Merkelit mund të shkaktojë probleme për komunitetin, sepse Angela Merkel është peshë e rëndë në BE. Angela Merkel është kritikuar ashpër për politikën e saj ndaj refu gjatëve,ditorja.