Lajm fantastik për të gjithë shqiptarët: Nga data 1 Janar 2021, rroga do rritet, ja sa shkon

Prej dates 1 janar të vitit që vjen, nuk do të ketë më paga nën kufirin e 30 mijë lekëve në muaj. Ministrja Denaj: Çdo ten.sion poli.tik ndikon në ekonomi.Këshilli Kombëtar i Punës miratoi një ditë më parë vendimin për rritjen e pagës minimale me 4 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë.

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj, duke u rritur me 15.4 %.

Me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor”, tha ministrja.Por, për shoqatat e biznesit nisma do të rrisë kostot për të vetëpunësuarit, biznesin e vogël dhe fasonët.

Kjo do të reflektohet më së shumti në qytete të vogla, ku pagat janë kryesisht në pragun e minimales. Duke mos përballuar efektet nga kjo rritje, punëdhënësit do të jetë të detyruar të mos marrin punonjës të tjerë në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq të shkurtojnë vendet e punës.