Lajm aspak i mirë për bashkatdhetarët – Ky është vendimi i fundit i autoriteteve gjermane

Gjermania pritet t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e ko vi d edhe në dhjetor. Gjermania ka aplikuar një mbylljen nga 2 nëntori, në mënyrë që të ulet numri i të infe ktuarve.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat dhe shitoret mbesin të hapura.Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale maat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infe ksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.Ai ka thënë se kinematë, baret e hotelet duhet të mbesin të mbyllura.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.