Laçiani vjen të marrë nuse me mblesëri, natën e parë vë duart në kokë kur vajza i bën…

“Më la o njerëz, më la dhe më degjeneroi…Nuk dua ta shaj sepse unë ndjeva për të, por jam shumë keq dhe dua të shfryhem. Jam 27 vjeç nga Laçi dhe si shumë të rinj për një jetë më të mirë prej vitesh kam emigruar jashtë vendit. Atje punoj dhe jam stabilizuar shumë mirë.

Sipas këtyre të shtëpisë time kishte ardhur koha që të krijoja familje dhe siç e kanë zakon nga anët tona, duke qenë se unë s’po doja të huaj, njerëzit e mi u futën për një vajzë.

Me pak fjalë pasi flisnim krejt normalisht e kishim bërë plane për t’u takuar, unë vi në Shqipëri. Këtu ndodh skandali që m’ka bërë të vë duart në kokë. Natën e parë që do haja darkë me këtë në Tiranë, kjo s’më vjen në lokal, por në vend të saj më vjen i dashuri kësaj.

Djali botës ulet dhe më sqaron pse ajo nuk mund të ishte e imja. Ata kishin vite bashkë, por familja kësaj nuk e pranonte këtë djalin se ishte i papunë për momentin. Edhe vajzën thuajse po e detyronin të më merrte mua.Jam ndjerë kokrra legenit. Më keq s’ka ku shkon se ajo fliste me mua. Sido të ishte puna a duhet të më tregonte kjo mua? Si vjen kështu djali botës e më takon mua? Nuk kisha çfarë t’i thoja, se në fakt dhe u acarova… Qofshi të lumtur i thashë, por nuk e bëtë mirë.Tani më vjen zor të vi më në Shqipëri se e kanë marrë vesh gjithë ata që më njohin…Ata të dy mora vesh që u fejuan. Më duket vetja i përdorur…”, shkruan ai.