Ky është biznesmeni turk, i dashuri i Genta Ismajlit

Ka dy javë që në media po qarkullojnë lajme për lidhjen e re të dashurisë të këngëtares Genta Ismajli, shkruan GazetaBlic.Si fillim u publikua një video ku çifti shiheshin duke u puthur.Tashmë është zbuluar se i dashuri i Genta Ismajlit është biznesmen turk, ndërsa këngëtarja ka disa javë që po qëndron në Turqi.

Së fundmi është publikuar dhe një fotografi e çiftit teksa shihen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.“Zjarr” është projekti i fundit i Genta Ismajlit, i lansuar shtatë muaj më parë, ndërsa ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për projektin e ri.