Kryeministri i Italise jep lajmin e rëndësishëm, Ja çfarë do të vendosim në vazhdim…

Ka kritika të shumta, pasi kurba po rritet. Por, unë pres që në ditët në vijim rezultati i masave tona të japë efektet e dëshiruara, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte.Jemi duke punuar për të shmangur mbylljen në të gjithë territorit kombëtar.

”Në çdo rast, e përsëris: bllokimi mund të mos jetë zgjedhja jonë e parë, do të kishte kosto shumë të larta, do të thotë t’i thuash vendit se ‘ne nuk kemi një strategji’.

“Pamja epidemiologjike është shumë shqetësuese, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën. Ne vazhdimisht monitorojmë trendin e infeksionit, reaktivitetin dhe aftësinë e sistemit tonë shëndetësor, dhe mbi të gjitha kemi besim për të parë efektet e masave kufizuese së shpejti të miratuar”.

“Ne dyfishuam shtretërit e kujdesit int ensiv, shtuam më shumë se 36 000 mjekë dhe infermierët, dhjetëfishuam bërjen e tamponave, por duhet të bëjmë më shumë’’,shtoi ai.