Kosova i vetmi vend në Evropë që duhet të paguash 50 euro për t’u pajisur me letërnjoftim

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka kritikuar MPB-në, ku thotë se ka bllokuar qytetarët për t’u pajisur me letërnjoftime.

Ai thotë se për të poseduar një letërnjoftim të ri, qytetarët duhet të paguajnë 50 euro, e jo 10 euro siç ishte më parë.Sipas tij, vetëm qytetarët e “pasur” mund të marrin letërnjoftime duke e pasur të mundur ta përballojnë shumën.

Kosova i vetmi vend në Evropë ku për t’u pajisur me letërnjoftim duhet të paguash nga 50 e deri në 100 euro.
Qytetarët mund tē pajisen me letërnjoftim vetëm me këtë shumë, por jo edhe me shumën normale që ishte si gjithmonë, 10 euro.

Në të njëjtën kohë, kjo qeveri deklaron se nuk ka materialë për shtypjen e letërnjoftimit, mirëpo për ata që i kanë 50, 70 e deri në 100 euro kanë material me bollek, në emër të procedures së përshpejtuar.