Kjo vile jepet falas, por askush nuk e pranon dhe kjo është arsyeja


Një shtëpi e ofruar si dhuratë është diçka befasuese, por a e dini që ka nga ata që s’e pranojnë?Kjo është ajo që ndodh me shtëpinë piktoreske të vendosur në Luiziana , në jug të Shteteve të Bashkuara.

Ndërtimi është nga fundi i viteve 1920 dhe ka stilin tipik të ndërtimeve të para të industrializuara, të cilat mund të çmonttohen.Agjentja e pasurive të patundshme Sylvia McLain postoi në Facebook- un e saj që pronarët e tanishëm propozojnë ta dhurojnë atë për ta “transferuar atë në një vend tjetër për restaurim”, dhe kështu të ruajnë tokën 67 hektarë në të cilën është ndërtuar.

Ideja, siç shpjegon McLain, është “të shpëtojmë identitetin e shtëpisë”.Surpriza për McLain erdhi me përgjigjet për postimin e saj. Komentuesit raportuan se kishin përjetuar ndjesi të çuditshme në vendbanim, shkruan meganews.al. Sidomos zhurmat në kuzhinë, kur askush nuk ishte aty.