Këto Janë Pulat Më Të Shtrenjta Në Botë, Ja Përse: Shija E Tyre Nuk Krahasohet Me Asgjë

Një qytezë e vogël në lindje të Francës mund të duket si një rrugë e gjatë për të provuar një pjatë me pulë, por për shumë njerëz ia vlen mundimin.

Shefi i kuzhinës, Jean-Michel Carrette, drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbante këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij.

Shija e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për një kilogram në dyqanet e mishit të Parisit. Pula “Bresse” është e pëlqyera, në fakt e të gjithë shefave Michelin, si eedhe e presidentëve francezë.

François Hollande s’pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrtë. Pulat rriten në rajonin historik të Bresses. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen.