Këtij lojtari të Shqipërisë ia kërkoi fanellën Varane

Enea Mihaj ka ndarë në rrjetet sociale një foto me fanellën e Rafael Varane, pas ndeshjes kundër Francës, edhe pse shqiptari nuk u aktivizua.

“Të fitosh ato që ka arritur Varane, është e vështirë t’i ëndërrosh e jo më t’i arrish. Nuk më bëri përshtypje lehtësia me të cilën më dha fanellën, por përulësia dhe thjeshtësia kur ai kërkoi timen.

Një leksion i vërtetë se pavarësisht çfarë arrijmë, të mbetemi të thjeshtë e të përulur”, ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares.