Kerkon Gjermania sërish 25 mijë pun ëtorë në vit nga Ballkani, Ja çfarë duhet të bëni per te.

Kerkon Gjermania sërish 25 mijë pun ëtorë në vit nga Ballkani..

Ka miratuar Qeveria Gjerman një vendim për zgjatjen e rregullave të imigracionit deri në vitin 2023, për fuqi punëtore të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor.

Kjo lejon që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, pavarësisht nga kualifikimet zyrtare të punësimit, të udhëtojnë në Gjermani.
Sipas Ministrisë gjermane të Punës dhe Politikës Sociale, shkruan Albinfo, risi e këtij vendimi është futja e një kuote prej 25 mijë punëtorësh në vit që vijnë nga Ballkani.

“Vazhdimi i rregullave për Ballkanin Perëndimor për tre vjet është i mirë për ekonominë gjermane. Disa industri, të tilla si ndërtimi, vazhdojnë të zgjerohen dhe kërkojnë punëtorë. Mungesa e stafit profesional në këto industri nuk duhet të ndalojë rritjen”, tha ministri i Punës.Vendimi mbi rregullin e ri do të miratohet nga Parlamentit i Gjermanisë, i cili është në rend të ditës më 9 tetor.

Pas miratimit të tij, vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.