Keni vite që jetoni në Greqi? Ja kush përfiton dhe si të aplikoni për nënshtetësinë greke

Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi si dhe ata që kanë mbi 3 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jenë martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kenë fëmijë me të.

Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke mund të marrin nënshtetësi. Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke.

Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.

Dokumentacioni

Kandidatët e interesuar për të marrë nënshtetësinë greke duhet të dorëzojnë një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit të tyre; një aplikim për natyralizim si dhe një leje qëndrimi. Respektivisht kjo e fundit mund të jetë: leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë; leje për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur; leje për një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme; si dhe leje qëndrimi e dhënë si person pa nënshtetësi. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe pasaportën e tyre.

Nëse individi ka lindur jashtë vendit nevojitet një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ndërsa nëse ka lindur në Greqi, i duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje greke. Është e domosdoshme që aplikantët të dorëzojnë edhe auditimet e taksave personale për vitet e fundit, numrin e sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.) si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të bëjnë aplikimin për nënshtetësinë greke pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetojnë.