Keni kujdes në Zvicër! Prej vitit 2021 do të dënoheni nëse nuk e…

Këshilli Federal zviceran ka ndryshuar rregulloren e gjobave. Nga Viti i Ri, oficerët e zbatimit të ligjit mund të shpërndajnë disa gjoba të reja dhe më të larta..Urdhëresa e rishikuar për gjobat do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

Këshilli Federal zviceran parashikon disa gjoba të reja dhe më të larta.Të dukshme janë veçanërisht tre ndryshime.
Në autostradë lejohet vetëm parakalimi në të majtë.Parakalimi në të djathtë penalizohet më butë.Parakalimi në të djathtë në autostradë në përgjithësi është i ndaluar.

Parakalimi në të djathtë në autostradë dhe në rrugët kombëtare tani mund të gjobitet me 250 franga.Këshilli Federal zviceran ka zvogëluar parakalimin liigjor nga një vepër bruto e traffikut, në një gjobbë. Nuk do të ketë më kallëzim penal në prokurorinë publike si më parë.Formimi i korsive të emergjencës tani është i detyrueshëm..

Kur shkaktohet bllokim i trafikut në autostrada dhe rrugë kombëtare, automjetet duhet të formojnë një korsi emergjence, informon Shtegu.com. Kjo duhet të lejojë që ambulancat, policia ose zjarrfikësit të shkojnë sa më shpejt në vendin e aksi denttit.

Ajo që më parë ishte një detyrë morale, tani është ligj. Këshilli Federal zviceran përcakton që nëse parandalohet formimi i një rruge shpëtimi, duhet paguar një gjobë prej 100 frangash.Gjobaa më të larta për biçikleta në autostradë..