Kemi dasmë! Ja kur do t’i japë fund beqarisë “Gylseren” me producentin turk


Aktorja Nurgul Yesilçay, shumë e njohur nga roli i “Gylserenit” në serialin “Fate të kryqëzuara”, ka vendosur të martohet. Mediat turke bëjnë të ditur se aktorja 44-vjeçare dhe producenti Necati Kocabay do të kurorëzohen në martesë në veren e vitit që vjen.

Necati Kocabay, Çifti kishte vendosur të martohej këtë verë, por për shkak të pandemisë së korr onavirusit nuk arritën të organizonin një dasmë. Nurgul dhe Necati janë bashkë prej më shumë se dy vitesh teksa dashurinë e tyre nuk e kanë fshehur nga publiku. Kujtojmë që aktorja së fundmi kishte rol kryesor në serialin “Gylperi”, që pati shumë sukses në Klan Plus.