Kaq e bukur qenka motra e Jonida Maliqit! (FOTO)

Pak njihet në opinion motra e këngëtares Jonida Maliqi. Por, janë ditët e veçanta në kalendar ato që pashmangshëm krijojnë hapësirën edhe në rrjete sociale të fotove të dy motrave.

Njëjtë ka vepruar sot Jonida me rastin e ditëlindjes së Xhildës, motrës së saj e cila ka një profil tejet diskret.“Po behemi pothuajse nje vit pa u pare dhe e kam te veshtire sa here me duhet te flas apo te shkruaj per ju.

Sepse shpirti me dhemb aq fort qe s’ju kam prane dhe nuk do i gezojme kete here ditelindjet tuaja se bashku. Motra ime, mbeshtetja e vetme pa kushte dhe gjysma ime me e mire.


U befsh 1000 vjec! Kaq, se e di qe pasi te shikosh kete mesazh do te ha disa te shara te embla nga ti” – është shprehur Maliqi në urimin e saj për motrën e shtrenjtë.