Kalimi drejt Greqisë, hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Ç’duhet të dini

Kalimi drejt Greqisë, hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Ç’duhet të dini.

Nga sot ka nisur zbatimi i rregullave të reja për të gjithë shtetasit që kalojnë nga territori shqiptar drejt Greqisë. Sipas kushteve të vendosura nga pala greke në kuadër të shtrëngimit të masave për p andeminë e ko ronavirusit, të gjithë ata që hyjnë në Greqi nga Shqipëria.

Pasi e konsideron vendin tonë si zonë të kuqe të Covi d, duhet të marrin aprovimin e PLF-së o nline, të paraqesin para autoriteteve kufitare një test Covid negativ të kryer 72 orët e fundit në Shqipëri nga laboratorë të licensuar publik apo privat.

Dokumenti me të dhënat e personit në fjalë duhet të jetë i përkthyer në anglisht dhe e gjithë procedura duket e k omplikuar për shumicën e atyre që nuk ja dolën të largohen para hyrjes në fuqi të regjimit të ri. Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë ko nfirmim nga autoriteti përkatës. Ndërkaq numri i shtetasve që do të kalojnë në një ditë drejt Greqisë është i kufizuar, në Kakavijë do të kalojnë vetëm 750 persona, ndërsa në Kapshticë 300.