Ka humbur 25 kilogramë, këngëtarja Fifi i befason të gjithë me dekoltenë e hapur (Foto)

Së fundmi ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot.

Fjala është për artisten shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, e cila befasoi me transformimin që bëri në pamje.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi publikoi dy fotografi tërheqëse. Fifi u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë teksa rrëmbeu vëmendje të madhe me dekoltenë e hapur.

26 vjeçarja duket në formë të mrekullueshme dhe ndryshimi pozitiv i saj po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat. Siç theksoi në një intervistë, Fifi ka humbur mbi 25 kilogramë.