Ka datëlindjen sot/ Ja sa vjeçe bëhet e madhja Parashqevi Simaku, këngëtarja që e donin të gjithë

Ka datëlindjen sot/ Ja sa vjeçe bëhet e madhja..

Sot, ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes. Zëri dhe buzëqeshja e saj.

Nuk harrohet asnjëherë nga publiku shqiptar.Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja.Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën ‘Në moshën e rinisë’ në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Gjithashtu më 1988 fitotoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën ‘E duam lumturinë’, kompozuar nga Pirro Çako. Ndonëse repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh Simaku dalloi edhe për fizikun e saj. Ajo u konsiderua edhe si vajza që theu ‘tabut’ e kohës, pasi pozoi tepër.

Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert.Madje lindi dhe një djalë nga martesa me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.