Juventusi ia ofron Unitedin Ramsyen ose Rabiotin për Pogban

Juventusi ia ofron Unitedin Ramsyen ose Rabiotin për Pogban

Juventusi raportohet se po bëhet gati për ta kthyer mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, në Itali këtë verë. Bardhezinjtë synojnë ta arrijnë këtë duke ua ofruar Dja jve të Kuq Aaron Ramseyn ose Adrien Rabiotin si pjesë të marrëveshjes.

Paul Pogba është përfolur vazhdimisht që nga vera e kaluar për një largim nga Old Trafford. Këto spekulime janë intensifikuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit, shkaku i vështirësive nëpër të cilat po kaloin Manchester Unitedi në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari e ka pasur edhe vetë një periudhë mjaft të vështirë këtë sezon, pasi që një lëndim i kyçit të këmbës e ka mbajtur atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit.

Gazetat italiane raportojnë se Pogba dëshiron të kthehet në Juventus gjatë kësaj verë, katër vjet e gjysmë pasi u largua nga Allianz për t’u kthyer në Manchester United, ku kishte luajtur edhe sa kishte qenë i ri.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, së fundi e dha një intervistë për Sport Mediaset ku tha se Italia është shtëpia e dytë e Pogbas. Gazetat italiane besojnë se kjo deklaratë nuk është e rastësishme dhe se Raiola është duke u bërë gati për ta transferuar Pogban në Serie A këtë verë.

Masbchester Unitedi i kërkon 150 milionë euro për mesfushorin francez, megjithatë Juventusi do të tentojë ta ulë këtë cmim duke e përfshirë në marrëveshje edhe Rabiotin ose Ramseyn. /Gazeta Express/