Ju kujtohet Aktorja turke Elifi, ajo do rikthehet, Ja ku do e shikojmë

Ju kujtohet Aktorja turke Elifi, ajo do rikthehet, Ja ku do e shikojmë.

Hatice Sendil është ndër aktoret më të dashura turke të cilën e njohim të gjithë nga roli i “Elifit” në serialin “Një pjesë e imja”.

Ka kaluar vite që nga transmetimi i këtij seriali dhe aktorja e ka lënë pas dore aktrimin. Në vitin 2015 ajo u martua dhe dy vite më pas u bë nënë e një djali. Aktorja vendosi që të shkëputej nga serialet dhe iu përkushtua familjes. Megjithatë së shpejti ajo do të rikthehet në ekran, lajm i cili i ka gëzuar shumë fansat e aktores.

Hatice Sendil do të ketë rol kryesor në serialin e ri “Nizami Alem”. Ky do të jetë një serial historik ku aktorja do të ketë rolin e Terken Hatun. Seriali do të fillojë së shpejti në kanalin turk TRT1 dhe pritet të ketë shumë sukses. Pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të tjerë shumë të njohur.