Jepet Lajmi I Mirë Nga Rama Për Shqiptarët: Ja Kur Do Jetë Kjo Gjë Gati Për Ju Ne Po Punojmë…!!!

Jepet Lajmi I Mirë Nga Rama Për Shqiptarët: Ja Kur Do Jetë Kjo Gjë Gati Për Ju Ne Po Punojmë.

Ka nisur këtë të shtunë ndërtimi 524 apartamenteve të premtuara nga Turqia në zonën e Laçit për banorët të cilëve iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.Kryeministri Rama ka bërë të ditur në një status.

1.“Ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit.

Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjioze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat”. shkruan Rama.