Janë ndarë, por Nora Istrefi bën veprimin e papritur për Robert Berishën

Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media pas ndarjes së tyre të bujshme vitin e kaluar. Ndonëse të ndarë, dyshja kanë treguar se vazhdojnë të ruajnë një marrë dhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Këtë e ka vërtetuar sot Nora, e cila me postimin e fundit në Instagram e ka mbështetur publikisht projektin e ri të bashkëshortit.

Këngëtarja ka postuar foton promo të emisionit të ri të Robertit, me titull “Robi plaket kur don vet”, emision i cili do të nisë transmetimin nga 25 tetori