Ja si te eleminoni dhjamin ne zonen e barkut dhe te bini ne peshe me uje detoks

Nje nga menyrat me te mira per te ndihmuar ne dobesim dhe per te pastruar organizmin eshte detoksi. Detoksi me uje eshte nje menyre fare e thjeshte. E vetmja gje qe duhet te beni eshte thjeshte te lini perimet dhe frutat per nje nate ne uje.

Perdorimi i kastravecit, limonit, nenexhikut dhe xhinxherit eshte versioni me efektiv. Per te eleminuar barkun e tepert si edhe celulitin kjo perzierje eshte nje aleat i vertete.

Limoni permban elemente qe ndihmojne per te aktivizuar metabolizmin dhe per te djegur dhjamin.

Kastreveci eliminon lengjet e teperta dhe pastron lekuren.

Xhinxheri eshte nje erez anti-celulit ndersa nenexhiku eliminon gazin e zorreve.

Kete perberes ndikojne ne trupin tone duke:

-reduktuar celulitin

-reduktuar fryrjen e barkut

– eliminuar toksina te teperta lengje

-stimuluar metabolizmit

– inkurajuar tretjen

Perberesit qe ju nevojiten:

-1 liter uje natyral

-nje kastravec

-nje limon

-2 luge çaji xhenxhefil

-10 gjethe nenexhik

Pergatitja

Si fillim pritni limonin dhe kastravecin ne feta. Bashke me xhinxherin(feta ose pluhur) dhe gjethet e nenexhikut i vendosni ne nje ene me uje natyral. Futeni ne frigorifer per nje nate dhe me pas pija pastruese eshte gati per konsumim. Mund t’a hidhni ne nje shishe te vogel qe mund ta pini edhe kur jeni jashte shtepise.