Ja sekreti i shefave italianë për të bërë brumë pice perfekt: Në fillim duhet të hidhni …… do habiteni nga shija

Krejt përbërësit që ju duhen për këtë brumë pice janë: 2,5 gota (gota të ujit) ujë të ngrohtë. 1 lugë të mesme sheqer. 2 lugë të mesme maja buke. 7 gota miell. 1,5 lugë e mesme kripë. 6 lugë të mesme vaj ulliri.

Përgatitja: Në një enë të thellë derdhim 2,5 gota ujë të ngrohtë, 1 lugë të mesme sheqer dhe 2 lugë të mesme maja buke. Të gjitha këto i përziejmë mirë bashkë për 2-3 minuta. Në një enë tjetër, vendosim 7 gota miell të situr dhe 1,5 lugë të mesme kripë.

E përziejmë miellin me kripë. Hapim një vrimë në miell dhe ia hedhim 6 lugë të mesme vaj ulliri dhe më pas hedhim ujin e ngrohtë me maja buke. Përziejmë mirë me lugë, sipas nevojës nëse brumi mbetet shumë i lagët, i shtoni pak miell kohë pas kohe.

Pasi të fitohet masa homogjene, e ngjeshim mirë me dorë për 5 minuta, duke e shtypur mirë. Pastaj, brumin e vendosim në një enë plastike të lyer me vaj ulliri, duke e rrotulluar brumin në të gjitha anët për t’u bërë me vaj.

Enës me topin e brumit e mbuloni me qeskë llastiku dhe e lini të pushojë 3-4 orë, në mënyrë që brumi të bëhet sa më i butë. Por, edhe nëse ju duhet për shpejtë, mund ta lini të pushojë një orë nëse temperatura e dhomës nuk është e ulët.Pastaj, pasi ta hiqni nga ena kur të fryhet brumi mirë, e nxirrni nga aty, e bëni me miell dhe e ngjeshni edhe pak. Nëse ju duhet t’i bëni katër pica të mëdha, ky brumë është ideal