Ja lajmi i fundit që Vjen nga Sllovenia, keto jane detajet…

Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por ajo nuk ka lidhje me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës së koronavirusit, por është për shkak të një krize brenda koalicionit qeverisës, sipas agjencisë sllovene.

Partia e tij, ”Desus”, është larguar nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri Janez Jansa, duke e akuzuar atë për ambicie autoritare.Dpa shton se ”Jansa ka qenë në push tet që nga mesi i marsit, pas rënies së një koalicioni të mëparshëm të qendrës së majtë”.

”Desuss”-i ka qenë pjesë e koalicionit që nga ajo kohë, por partia ndryshoi kurs pasi zgjodhi ish-ministrin e jashtëm, KarlErjavec për ta drejtuar atë përsëri.