Ja kush ishte Marigoja që qëndisi flamurin e shqiptarëve që u valvit Ditën e Pavarsisë dhe kjo është historia e saj

Ja kush ishte Marigoja që qëndisi flamurin e shqiptarëve që u valvit Ditën e Pavarsisë dhe kjo është historia e saj.

Marigo Pozio, mbiemrin e vajzërisë e kishte Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt të vitit 1882. Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës mjaft poezi, si psh poezi kushtuar Avni Rrustemit.

Marigoja, vajza që tashmë ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e gjithë shqiptrëve, vuante nga t urbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tub erkulozit.

Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.

Në vargun e madh të rilindësve shqiptarë një vend të rëndësishëm ndër ata që ju kushtua çështjes së atdheut në ato çaste që po kalonte vendi ka qenë dhe patriotja me zemër të madhe nëna e kombit siç e quanin bashkëkohësit Marigo Pozion. Marigoja.

Marigoja filloi një veprimtari të gjerë politike atdhetare dhe emancipuese duke e shndërruar shtëpinë e saj në një çerdhe të vërtetë atdhetarizmi ku zhvilloheshin biseda, qaheshin halle dhe hartoheshin thirrje e dërgoheshin letra për ta bërë Shqipërinë të lirë të pavarur dhe të përparuar. Dokumentet flasin se në shtëpinë e çiftit Pozio shumë veteranë të çështjes kombëtare si Murat Toptani, Dervish Hima Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli, Mihal Grameno etj.