Ja kur pritet ta heqë Zvicra- Kosovën nga lista e karantinës


Kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së korr onavirusit ka vendosur listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infe ksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

Duke qenë në korrent me zhvillimet në ato shtete, Zyra Federale e Shëndetit publik (Bag) bën riaktualizimin ose përditësimin e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinëss.

Në këtë listë, deri para një muaji, nuk ndodhej Shqipëria. Ndërsa po atë ditë që u vendos edhe Shqipëria, listës së karantinës iu hoq Serbia, Të gjitha këto lëvizje janë bërë sigurisht, në përputhje me rritjen, gjegjësisht uljen e rrez ikut nga infe ktimet në vendet përkatëse.