Ja Çfarë Propozon Pipero Nëse Infe Ktohet Një Nxënës Apo Mësues Në Shkollë

Mjeku infe ksion ist Pëllumb Pipero jep disa zgjidhje në rastet kur në institucionet arsimore mund të shfaqen edhe persona të prekur nga pan demia.

Në një bisedë në emisionin ‘Rudina’, mjeku i njohur pohoi se nuk është zgjidhje mbyllja e shkollave nëse do të shfaqen raste pozitiv me virusin. Mjeku i njohur tha se; “hapja e shkollës është një lajm shumë i mirë.Unë kam qenë pro hapjes së shkollës, madje i përmbahem thënies ‘hapja e shkollave është hapje e shoqëris뒔- duke theksuar se kjo do të shoqërohet me një protokoll të rreptë e bazik nga të gjithë aktorët, me qëllim që të shmanget përhapja e infe ksionit.

Po në rast se raportohet një rast me korona në shkollë?! Mbyllja e shkollës, sipas Piperos, në një rast si ky, nuk është zgjidhje: “Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj vir usit, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, – shtoi më tej Pipero.Ai përsëriti edhe një herë kujdesin e shtuar që duhet të kemi gjatë kësaj kohe, këshilloi prindërit që të punojnë fort me fëmijët e tyre, në mënyrë që t’i bindin ata për të respektuar me përpikëri rregullat strikte për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të familjarëve,ditorja.