Ja çfarë Pritet të ndodhë me Kufijtë e Zvicrës dhe Gjermanisë

Trafiku kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të vazhdojë të mbetet i hapur edhe në val ën e dytë të pand emisë së ko ro nës. Shtatë kantonet zvicerane që kufizohen me Gjermaninë dhe republika gjermane (landi) e Baden-Württembergut po bëjnë fushatë për këtë.

Bashkëpunimi në luf./tën kundër ko vi d duhet të forcohet.“Qëllimi i përbashkët është të mësojmë nga përvojat e valës së parë dhe të promovojmë një qasje të koordinuar dhe të synuar në rajonin kufitar”,. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe kantonet zvicerane: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.

Një delegacion nga kantonet kufitare është bërë bashkë përmes internetit, të premten me kryeministrin e landit të përmendur, Winfried Kretschmann për një takim pune, Kreu i delegacionit nga pala zvicerane ishte Drejtori i Ekonomisë nga Kantoni Aargau, Urs Hofmann ka njoftuar gjithashtu Kancelaria e Shtetit, e Kantonit Aargau.

“Pan demia paraqet sfida të veçanta për rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Zvicrës, sfida të cilat ne si partnerë ndërkufitarë mund t’i zotërojmë vetëm së bashku,” thuhet më tutje në deklaratë.