Ja çfare i bëri Vjehrra e mencur, 3 nuseve të saj! Ngjarje interesante…

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e hetuar… Ende pa i përfunduar fjalët e mia.

Filloi të më bërtas reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rëndë, derisa sa më tha: oj pshur ravicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë. E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij.

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pisllëk me të cilin kam jetu qe sa vite..Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time.

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë… pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi…Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash: Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë.