Ja cfare do ndodhe me masat ne Gjermani flet ministri

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ishte kundër lehtësimit të masave kufizuese për njerëzit e vak/sinuar kundër kor/onavir/usit, i cili filloi dje në këtë vend. Sipas planit kombëtar të vaksinimit të miratuar më 18 dhjetor.

Të parët në radhë për imunizimin janë personat mbi moshën 80 vjeçare dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor për të moshuarit, si dhe personeli mjekësor nga departamenti i kujdesit intensiv dhe urgjencës.

“Disa kanë përparësi në vak/sinimin sepse nuk kemi mjaft për të gjithë. Ata që nuk janë vak/sinuar mund të presin që ata që morën dozënn të tregojnë solidaritet dhe nuk do të mendojnë se nuk do të duhet të mbajnë më maskë”, tha Spahn, sipas mediave gjermane.

Sipas tij, Gjermania deri më tani është përballur me një panddemi me solidaritet në shoqëri dhe në muajt në vijim do të bëjë të njëjtën gjë.