Ishte i pari qe kam takuar, kur e pashë… Flet gruaja e Elvis Nacit

Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund.
Isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë.

Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete.

Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi.