Ish i dashuri kerkon të takohemi pas 6 viteve, tash jam e martume, nuk po di cka me bo, a me dal me to se po m’vjen gjynah prej Burrit se shum…


Pyetja e parë që duhet t’ia bëni vetës është “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e mirë që të rikthehemi serish tek ish i dashuri.Mirëpo, disa nga ju sigurisht që dëshirojnë! Prandaj, me poshtë gjeni disa mënyra me të cilat mund të arrini këtë:

Dëshpërimi, Vajza, ju e dini se gjëja që e bën një mashkull më pak tërheqës është kur ai ju ndjek juve në çdo moment për t’ju treguar se sa shumë ju do. Kjo vlen për të dyja palët. Nëse me të vërtetë dëshironi që të mos e largoni ish të dashurin tuaj përgjithmonë, atëherë mos u bëni toksike.

Nëse kërkoni që ai t’ju rikthehet sërish, duhet të kontrolloni vetën. Jini e sigurtë, e qetë dhe cool. Mos lejoni vetën të lëndoheni dhe t’ju merr malli për të. Në fakt, nuk të prish punë nëse del në takim me meshkuj të tjerë. Kjo mund t’ju sjell disa te mira. Ndoshta do ndiheni më pak e brengosur për faktin që ai ju ka lënë. Po ashtu mund ta bëni atë xheloz. Madje më mirë akoma, ndoshta do të gjeni dikë tjetër që ju pëlqen dhe në këtë mënyrë lejoni ish të dashurin të vazhdojë jetën e tij.

Qëndroni e zënë Mos rrini në shtëpi dhe të mërziteni për vetën tuaj. Nuk do t’ju bëjë fare mirë dhe është një gjë patetike. Dilni dhe bëni gjërat që gjithmonë keni dashur të bëni edhe pse nuk keni mundur t’i bëni. Shkoni në kurse, mësoni të vallëzoni ose merruni me ndonjë sporte. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni përderisa është diçka që do e bëj që trurin tuaj të jetë i zënë dhe do t’ju bëjë të mos mendoni për ish të dashurin. Nëse jeni femër e sigurtë në vetvete, ndoshta ia do rikthehet sërish.

Kujdesuni për veshjen tuaj Le të jemi serioz. Meshkujt janë qënie që pëlqejnë anën vizuale. Nëse keni fituar peshë që kur keni filluar lidhjen ose nuk visheni më sikur keni bërë gjithmonë, ka mundësi të bëjë atë që të jetë më pak i interesuar për ju. Kthehuni prap tek vajza që keni qenë më parë, vajza me të cilën ai ka rënë në dashuri. Nëse ju duket se kjo po funksionon, pyesni vetën nëse vërtet e doni ende.