Inva Mula flet hapur: Unë nuk jam beqare, jam e dashuruar tek…

Nga karriera, marrëdhënia me prindërit, fëmijët dhe jeta pas kamerave, artistja tregon si gjithçka nisi kur plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj, nisi të bënte prova për të mësuar veprën e njohur botërore.

Jam e dashuruar me jetën, me gjërat e bukura pastaj futen marrëdhëniet që ti ke me bashkëshortin me fëmijët me rrethin.”, tha Inva. Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.

“Nuk kam dashur kurrë që të imponoj asnjërin nga fëmijët për zgjedhjet e tyre. Kalimi i Anthony në muzikë ishte plotësisht një dëshirë personale e tij. Unë dhe ai kemi një projekt bashkë, por ende nuk do të publikohet. Këtë do ta vendosë ai”.