I Thanë po njëri tjetrit, Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi…

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë një prej çifteve që më shumë se kushdo tjetër janë vënë në qendër të vëmendjes.

Ata të dy kanë qenë përherë në qendër të vëmendjes për shkak të ulje ngritjeve në raportin e tyre, por që në fakt më shumë është bërë prej mediave, pasi ata të dy kane qënë gjithmonë bashkë.

Madje burime të sigurta për Prive thonë se ata të dy janë martuar në fshehtësi dhe për ketë e dinë vetëm një rreth i ngushtë miqsh dhe familjarësh.

Ata të dy nuk kanë lënë të kuptohet që i kanë thënë po njëri tjetrit, madje kohë më parë u tha se ishin ndarë, por këtë gjë e hodhën shumë shpejt poshtë me një video ku pozon të dy bashkë më të dashuruar se kurrë.