I p reu kokën nënës dhe e va ri te kangjellat, flet psikiatrja per rastin e rëndë…

I p reu kokën nënës dhe e va ri te kangjellat, flet psikiatrja per rastin e rëndë.

Psikiatrja Arjana Rreli, përmes ekranit të televizionit FaxNews, ka analizuar shkaqet që çuan në ngjarjen mak abër të mbrëmjes së djeshme në Pogradec, ku një person i pr eu kokën të ëmës së tij 70 vjeçare. Psikologia thekson se shqiptarët e kanë ende të vështirë ta kuptojnë që edhe truri është një organ si gjithë të tjerët i cili kur shfaq probleme duhet kuruar.

Mungesa e qëndrave mjekësore në zonat e thella rurale e bëjnë të pamundur që këta persona të kurohen. Psikiatrja Rreli pohon gjithashtu se personi kreu aktin mak abër pasi nuk kishte marrë mjekimin e duhur për problemet e rënda mendore që kishte shfaqur.

“Paragjykimi për sëmundjen mendore vazhdon të jetë shumë prezent. Gjë që e bën çdo individë të stepet për të kërkuar ndihmë, dhe e dimë që ndihma fillon fillimisht duke e pranuar sëmundjen, duke e treguar këtë problematikë dhe duke kërkuar ndihmën. Në qoftë se i referohemi rastit në fjalë, ky është një person i cili jeton në një zonë rurale ku paragjykimi për sëmundjen mendore është gati gati vr asës njësoj siç ka bërë dhe komplikacioni i sëmundjes mendore.

Në këto zona është gati gati herezi apo një mëkat i madh që një person vuan nga këto probleme dhe nuk kuptohet si një problem normal i njeriut ku dhe truri të preceptohet si një organ normal dhe të kurohet. Tjetra është se duke qenë në zona rurale, ende ka mangësi të shërbimeve dhe aq më tepër të shëndetit mendor, të cilat janë të vendosura në qytete të caktuar.

Këto zona janë larg qendrave shëndetësore ku dhe mjeku i familjes mund të identifikojë rastin. Shumë persona vuajnë sëmundje të tilla dhe nuk ndërgjegjësohen asnjëherë, nuk e konceptojnë si një problem të shëndetit edhe pse një person ja vë në dukje, kështu që nuk pranojnë kurrë të kurohen. Ky person nuk ka marrë mjekimin e duhur”.- tha Rreli.