Hipi në taksi dhe përjetoi ferrln e jetës, 20-vjeçarja nga Lezha: Më vuri dorën tek gjuri dhe ….

Ngacmlmet janë fenomene të shëmtuara, janë shtuar shumë në shoqërinë tonë.

20 vjeçarja i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, për të ditur edhe opinionin e ndjekësve të faqes se si të veprojë me situatën në të cilën ajo është ndodhur.

Përshëndetje .Dua të bëj një denonclm.Unë jam një vajzë nga Lezha, jam 20 vjeçe.Jam në vit të dytë, në shkollë të lartë në Tiranë. Hapa këtë adresë falso për t’u shkruar, pasi tek e imja nuk u shkruaja dot.
Nëse i dashuri im do e merrte vesh për atë njeri, do e vrlste fare.

Para tre ditësh, dola nga shtëpia në 8 e gjysmë.Më duhej të nisesha në Lezhë, pasi duhet të përcillja vëllain që do nisej për emigrim.
Ai kishte për t’u nisur në orën 10.E stresuar ngaqë u nisa vonë, spo dija çfarë të bëja, pasi më duhej ta takoja me patjetër.
Furgoni i orës tetë e gjysëm më kishte ikur.Dola te dogana, për të parë ndnjë mundësi tjetër më të shpejtë.
Aty rrijnë shumë taksistë dhe e panë që unë isha e stresuar. Vinin më pyesnin “a do taksi, a do taksi”.

Thashë me vete “ok”, kushton pak, por më mirë po marr një taksi.
E mora dhe u nisëm.Taksisti ishte rreth të 30-ave.Sapo hymë në Kamëz, më merr mami në telefon dhe më pyet se ku isha.I thashë mamit që isha nisur me taksi.

Ora kishte vajtur 9 dhe isha shumë e sigurt që nuk e kapja dot orarin për të takuar vëllain.Mami më thotë që të kthehem se asaj i dhimbseshin edhe lekët e taksisë.
U mërzita shumë, por i thashë taksistit të ktheheshim dhe do i jepja lekët sa i detyrohesha deri aty ku kishim mbërritur.Ai tha që ti jepja 7 mijë lekë deri atje.I thashë ok do të t’i jap unë dhe nisa të shfryja nga inati e gati të qaja që nuk takova dot vëllain.

Unë isha në sediljen mbrapa dhe ai më vuri dorën tek gjuri dhe nisi të më ledhatonte.
Unë i bërtita duke i thënë të mos më prekte.Ai më thirri zemër dhe më tha se i vinte shumë keq që u mërzita dhe nisi sërish të më fërkonte.
Unë ja largova dorën dhe i kërkova që të ndalonte.Në atë moment ai mbylli dyert me siguresë dhe mua më kapi panlku
Ai doli nga rruga kryesore dhe u fut në një lagje.Unë nisa të bërtisja, madje dy njerëz na panë dhe nuk bënë asgjë.

Ai ndaloi dhe më tha të mos kisha frikë, po të pinim një kafe e të njiheshim pasi nuk ishte aq i keq.
Ndërkohë i përgjërohesha të ndalonte, i thashë edhe që do ta deno.ncoja.
Më tha se nuk i interesonte.I thashë që do ti jepja më shumë lekë vetëm të më linte të ikja.Ai tha ok, dhe më kërkoi 20 mijë lekë.
Unë nuk i kisha tamam dhe i dhashë 15 mijë, por ai prapë nuk e hapi derën.Më tha të lutem më lejo të të puth një çikë dhe më puthi tek cepi i buzës.
Unë nisa të qaja me të madhe se kisha frikë se mos vazhdonte më shumë.Në atë moment ai u tërhoq dhe hapi dyert.Me të zbritur unë nisa të vrapoja, por fatkeqësisht nuk ja pashë targën dhe nuk di çfarë të bëj, ta den.oncoj apo jo.