Greqia merr vendimin që s’pritej për pasaportat : Mund të pajiseni shumë lehtë nëse do të paguani këtë shumë parash

Atij që investon 250 mijë euro për nje imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian. Biznesi me “Golden Visa Prog ramm” po përjeton bum. Kërkesa vjen kryesisht nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.

Kësaj ftese i përgjigjen më kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër.

Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve.Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”