Gjiko e rrëfen publikisht/ Para se të njihja Elitën kam qenë i paprekur si një lule: Pastaj ajo më…

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Mbrëmjen e djeshme ata ishin të ftuar në emisionin “Nin”, në Klan Kosova, ku u bënë pjesë e sfidës “Haje ose thuaje”.

Elita e vuri paksa në siklet Gjikon me një prej pyetjeve ku i kërkonte të thoshte emrin e vajzës me të cilën ka pasur puthjen e parë. Elita: Herën e kaluar kur të kanë pyetur cila ka qenë e dashura jote e parë, ke thënë Elita…

Por ka patur shumë komentues që janë habitur, prandaj unë po të pyes me kë e ke patur puthjen e parë? Gjiko refuzoi të përgjigjej duke u shprehur se ka qenë shumë i vogël dhe nuk e mban mend.