Gjermania para Vendimit Urgjent, Ja çfarë ka ndodhur…

Tashmë demonstratat e Gjermanisë kundër masave anti-virus të shëndetit publik janë bërë pjesë e aparatit politik. Por kur ato nisën në qershor, vëzhguesit u tronditën kur panë dhjetëra-mijëra njerëz që tuboheshin rregullisht anembanë vendit si një lëvizje e njohur si “Querdenker” (“mendimtarë lateralë”), e krijuar aty për aty.

Lëvizja, e cila tani ka degë në më shumë se 50 qytete në gjithë vendin, në faqen e saj në internet deklaron se qëllimi kryesor është të mbështesë të drejtat themelore të parashikuara në Ligjin Themelor Gjerman – Kushtetuta e Gjermanisë – veçanërisht liritë e mendimit, shprehjes dhe tubimit.

“Ne po shohim një atmosferë gjithnjë e më të nxehtë në protestat e koronës”, i tha agjencisë së lajmeve DPA Martin Pallgen, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Berlinit. “Ekziston veçanërisht një qëndrim më i fortë, verbalisht më i dhunshëm ndërmjet mohuesve të vir usit ndaj oficerëve të policisë, kundër demonstruesve dhe përfaqësuesve të medias”.

Lëvizja Querdenker është krijuar në rrugë, nga një aleancë e pazakontë e lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë, si dhe nga një grup i vogël konspiracionistësh. Shpesh protestuesit shfaqeshin egërsisht të keqinformuar rreth virusit dhe si rrjedhojë mosbesues ndaj masave të ndërmarra nga qeveria.