Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë

Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë.

Për një periudhë trevjeçare një grup i përzgjedhur qytetarësh në Gjermani do të paguhen çdo muaj 1200 euro pa bërë asgjë.

Deutsche Welle raportoi nisjen e një eksperimenti mbi të ardhurat bazike ku përfituesit e shumës do të duhet të plotësojnë vetëm disa formularë raportimi me pyetje.“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave më shumë se 1.5 milion vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë studim të madh mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara.

Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësisht prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë trevjeeçare”.