Gjermania ne krize ka nevojë urgjente për punëtorë nga Kosova, ja profesionet që kërkohen

Që nga paslufta vendi i preferuar për kosovarët për të jetuar dhe për të punuar është Gjermania, dhe deri tani kosovarët presin deri në dy vite për një vizë pune për të dalur në Gjermani, dhe për ta vazhduar jetën atje, mirëpo nga nga marsi i 2020 do të ketë lehtësira të shumëta.

Qeveria Federale e Gjermanisë së bashku me komunitetin e biznesit ka nënshkruar një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi së shpejti, pasi që dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ligji i imigracionit për punëtorë të aftë hyn në fuqi më 1 mars dhe ka për qëllim të bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo të BE’së të gjejnë rrugën e tyre për në Gjermani.Mirëpo, procedurat e vizave duhet të shpejtohen dhe të përmirësohen mundësitë që specialistët të mësojnë gjermanisht. Bëhet fjalë gjithashtu për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Vetëm brenda dy vjetë Ambasada gjermane në Prishtinë, ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës. Kjo lehtësi e marrjes së një vize gjermane erdhi pas marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte bërë me Qeverinë Gjermane më 10 maj të vitit 2016.