Gjermania në alarm: Buka mund të shkojë 10 euro shumë shpejt
Klaus zëvendëspresident i shoqatës së fermerëve në Shlezvig-Holshtajn, paralajmëron në “Buka së shpejti mund të kushtojë dhjetë euro”. Arsyeja: çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
Efektet e çmimeve të shtrenjta po ndjehen që tani në supermarkete: javën e kaluar u bë e ditur se rrjeti Aldi ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kg miell tani kushton 45 centë nga 39, një rritje prej 15.6 për qind. Tosti me miell integral kushton 89 në vend të 79.
Dhe 500 gramë makarona ‘penne rigate’ kushtojnë 69 centë nga 49- një rritje prej 40.8 për qind.Sipas revistës tregtare, çmimi i kafesë organike do të rritet edhe me një euro të tërë. Një tronditje e shtrenjtë që nuk kishte
ndodhur prej vitesh.