Gjermania kërkon 472 punëtor, afati për të Aplikuar deri më 30 Shtator


Nga fillimi i vitit 2020 në fuqi hyjnë rregulla të reja për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ligji i ri i zgjëron mundësitë për punëtorë të kualifikuar nga vende jo anëtare të BE-së, për qëllime punësimi të vijnë në Gjermani.

Para se të bëhet aplikimi për vizë, të interesuarit duhet të kenë njohje zyrtare të kualifikimit të tyre profesional. Informata për procedurat përkatëse mund të gjeni. Personat e intersuar të kualifikuar këshillohen t’i fillojnë procedurat me kohë.

Kjo mundësi ekziston edhe para se të hynjë në fuqi rregullat e reja në mars 2020. Pas praninit të vendimit zyrtar për njohjen e kualifikimit, personat e kualifikuar mund të parashtrojnë kërkesë për marrjen e vizës për të shkuar në Gjermani dhe për të pranuar ofertën e punës për të cilën janë të kualifikuar. Në rast se autoritetet gjermane vetëm pjesërisht e kanë njohur kualifikimin profesional, të interesuarit mund të marrin vizë për kualifikim të mëtejshëm në Gjermani. Në kushte të caktuara ata mund edhe të punojnë gjatë periudhës së kualifikimit të mëtejshëm.

Persona që posedojnë mjaftueshëm njohuri të gjuhës gjermane dhe mjete financiare për t’i siguruar shpenzimet e jetës, mund të parashtrojnë kërkesë për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune. Kjo vizë vlen gjashtë (6) muaj. Nxënës me diplomë të shkollës së mesme, nën moshën 25 vjeçe, mund të vijnë në Gjermani dhe të qëdrojnë deri në gjashtë (6) muaj, me qëllim aplikimi për një vend për shkollim profesional, nëse me diplomën e tyre kanë të drejtë të studiojnë, posedojnë njohuri të mira të gjuhës gjermane (Niveli B2) dhe kanë mjaftueshëm mjete financiare pët t’i siguruar shpenzimet e jetës.