Gjermania do të hapë kufijtë me 31 shtete pas 15 dhjetorit, ja çdo ndodhë me qytetarët

Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane.Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

Kjo do të thotë që pas datës 15 dhjetor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Evropë?Kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera evropiane.

Dhe ata edhe shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 dhjetortë mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.

Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës. Për shembull jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e mas kës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve.